Në kuadër të operacionit policor të koduar “Types” ka rënë në pranga 70-vjeçari Sokol Buli, i cili mbante në banesën e tij në fshatin Likmetaj të Durrësit disa armë të llojeve të ndryshme.
Uniformat blu kanë gjetur dhe kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale në banesën e tij 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.