Sport Zbulohet arsyeja pse Dybala nuk pranoi rinovimin. Juvja ka zgjedhur pasuesin

Zbulohet arsyeja pse Dybala nuk pranoi rinovimin. Juvja ka zgjedhur pasuesin

Tashmë është zyrtare: Paulo Dybala do te largohet nga Juventusi ne fund të sezonit pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ofertën qe i është bere nga klubi bardhezi.

Sipas asaj që raportoi Giovanni Guardala, gazetar i Sky Sport, propozimi ekonomik i Juves për Dybala-n ka qenë një pjesë fikse më e ulët se e tanishmja (gati 6 milionë euro) plus disa bonuse që nëse arriheshin të gjitha shkonin diku tek 10 milionë euro. Këtu nuk ka patur marrëveshje.

Një ana tjetër, që nuk i takon asaj ekonomike, gjithmonë sipas mediave, ka qenë ajo e projektit. Dybala kërkonte të ishte në qendër të projektit dhe sipas gazetarit, klubi nuk ia ofronte. Ardhja e Vlahovic-it në janar i ka lënë argjentinasit të kuptojë se klubi i ka sytë tashmë diku tjetër.

Tani lind pyetja: kush mund të jetë zëvendësuesi i sulmuesit argjentinas? Përgjigja, prej disa muajsh, duket mjaft e qartë. Nicolò Zaniolo është hipoteza e fortë për verën. Kohet e fundit ka pasur një takim mes drejtuesit të Romës, Tiago Pinto, dhe agjentit të lojtarit, Vigorelli, gjatë merkatos së janarit.

Padyshim që nuk ishte një takim i lehtë, duke qenë se nuk kishte as një marrëveshje dhe as një parim negociues, siç u shpjegua më vonë në mes të shkurtit në një intervistë nga agjenti. Zaniolo ka një kontratë që skadon në 2024 dhe ky është ndoshta sesioni i fundit i merkatos që ka një përfitim ekonomik, pasi nuk ka asnjë hije zgjatjeje.

Ky nuk është as një sezon i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh edhe golat e paktë të shënuar deri më tani: Zaniolo duket në prag të shpërthimit, por më pas nuk e bën atë, megjithëse nga ana e tij ka dëmtime në gju…

Vlerësimi është rreth 40 milionë euro dhe sipas SportItalia Zaniolo do të jetë pasardhësi i Dybala.