Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria live”, për të folur mbi temën “Kinematografia sot: Art apo Komercializëm”.
Gjatë emisionit, prezantuesit lajmëruan se do të bënin një lidhje direkte me aktorin Drilon Hoxha, mirëpo Rezarti ka protestuar, duke u shprehur se do të detyrohej të çohej dhe të largohej nga paneli nëse ai do të ishte prezent.
“Nga Zamira Kita na çuat te Drilon Hoxha. Po Drilon Hoxha është nuk ka as shkollën as asgjë, të paktën ne e kemi mbaruar një akademi, kemi për çfarë të flasim. Tani filma mund të bëjë dhe një komshi te lagjja, po e ulim nivelin e bisedës fare. Jemi përballë një profesori, po më detyron të çohem nga paneli…është një njeri pa asnjë lloj backgroundi”, u shpreh Veleshnja.
Mirëpo, kujtojmë se Rezarti ka marrë pjesë pak kohë më parë në filmin e Drilon Hoxhës, “Dashuria s’mjafton”, ndaj Driloni i publikoi një video të tijën, që me siguri do t’ia “mbyllë gojën” Rezartit.
Në videon e publikuar nga Driloni, Rezarti shfaqet duke i kërkuar llogari kolegut të tij pse nuk e ka nxjerrë në posterin e filmit.
“Ndërkohë që po jepja intervistë për punën time, në dorën që kisha në xhep më erdhi një video nga një aktor ‘i madh,’” tha ai në referencë të një videoje që i kishte dërguar Veleshnja ku e pyeste pse s’ishte edhe ai në posterin e “Dashuria s’mjafton.”
“Pse s’më ke nxjerrë te posteri fare ti mua? Ik o Drilon, ik. Se e kam fajin unë, je në rregull ti”, i thotë Veleshnja.