Tifozët e Manchester United janë befasuar nga zgjedhja e Ole Gunnar Solskjaer për të mbajtur një jelek të verdhë gjatë ndeshjes së Champions League mes Manchester United dhe Paris Saint-Germain.
Norvegjezi raportohet t’ia ketë kërkuar UEFA-s veshjen me të cilën është bërë viral në rrjetet sociale.
Përdoruesit e Tëitter-it pretendojnë se kanë zbuluar arsyen e vërtetë të zgjedhjes së tij, dhe ka goxha kuptim.
Xhupi i Solskjaer kishte të njëjtën ngjyrë si fanella e PSG, kështu që natyrisht delegatët e UEFA-s duhet t’i kenë kërkuar të veshë jelekun që të mos ketë keqkuptime.
Edhe trajneri i PSG Thomas Tuchel ishte veshur me një xhup të zi, por atij nuk i është dashur jeleku pasi nuk është ngritur nga stoli për të konfrontuar arbitrin e katërt.
Solskjaer ka një veshje të ngjashme me stafin teknik të PSG, kështu që ishte logjike që ai të vishte diçka tjetër sipër xhupit të zi.