Është zbuluar një email nga zyra e Sali Berishës që është dërguar në Parlamentin Europian. Në të janë disa akuza ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Si dhe ka denoncime ndaj marrëveshjes së portit të Durrësit, ndërkohë që në email, theksohet se 6 dhjetori është një tubim pro BE-së, por kundër korrupsionit.
Në email madje theksohet se Sali Berisha është politikani më i ndjekur dhe i klikuar në rrjetet sociale në Shqipëri.
Pikat kryesore tw emailit:
1- Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, deputeti Taulant Balla, i lidhur me vrasjen e avokatit dhe krimin e organizuar.
2- PD përshëndet rezolutën e Parlamentit Europian për Ballkanin ndërsa kujton se 6 dhjetori është një tubim pro BE-së, por kundër korrupsionit.
3- Sekuestrohen 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro në përfaqësuesin vendor të Partisë Socialiste në Fier. Shqipëria mbetet një nga burimet kryesore të drogës në mbarë botën.
4- Shumica socialiste voton marrëveshjen e errët të portit të Durrësit, ndërkohë që pengon deputetët e opozitës të kërkojnë transparencë.
5- Mazhoranca qeverisëse hedh poshtë të 23 amendamentet të buxhetit vjetor të propozuara nga opozita.
6- Përmbytjet e fundit u shoqëruan me skandale.
7- Sali Berisha, politikani më i ndjekur dhe i klikuar në rrjetet sociale në Shqipëri.