Ky fosil ka një vjetërsi prej 700 mijë vitesh. Është zbuluar së fundi në qytezën argjentinase të San Pedros në veri të kryeqytetit Buenos Aires.
Arkeologët, thonë se mbetjet i përkasin një ariu gjigand të species Arktoterium.
Këta lloj arinjsh kanë pasur një peshë prej jo më pak se 800 kilogramësh.
Sipas ekspertëve, Arktoterium ka qenë ndër më të egrit e arinjve, si të asaj periudhe ashtu edhe të kohëve të sotme.
Shkencëtarët u shfaqën të habitur nga mënyrë tepër e mirë në të cilën ishte ruajtur kafka dhe kockat e tjera për qindra mijëra vite.
Mbetjet do të qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun e Paleontologjisë në San Pedro.