Që kur u zbulua se Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do vijnë si protagonistë të një filmi kurioziteti ka qenë i madh.
Filmi mban emrin Në kuadër të Dashurisë” dhe po xhirohet në Korçë.
Krah dy ish-banorëve të “Big Brother VIP” pjesë e tij do jenë e shumë të tjerë.
Së fundmi faqja zyrtare e “Top channel films” në Instagram ka publikuar listën e plotë të aktorëve ku vëmë re disa emra të tjerë të njohur të showbiz-it. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, Sara Kolamin apo edhe Salsano Rapin.