Kristian Sula është 27-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia, si autori i dyshuar i vrasjes së Ferdinand Polias.
Sula është vëllai i një prej personave të arrestuar tashmë nga policia, Alfred Martinit.
27-vjeçari rezulton me tre mbiemra Sula, Martini dhe Doçi.
Ai dyshohet se pas ekzekutimit të biznesmenit të bujtinave pasditen e 20 Marsit u largua nga Shqipëria.
Për ngjarjen, dy ditë më parë policia e Shkodrës arrestoi si bashkëpunëtorë në krim vëllezërit Kleandro e Gilbert Toma, si 20-vjeçarin Alfred Martini.
Treshja ka deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, megjithatë të dalë para gjykatës këtë të mërkurë, ata u lanë në arrest me burg.
Biznesmeni Polia u vra me breshëri plumbash sapo doli nga një servis makinash në fshatin Grudë të Shkodrës.
Policia është e rezervuar në lidhje me hetimet, por gjithçka është fokusuar tek e kaluara e viktimës, i cili ka qenë i dënuar në Itali për disa vepra penale.