Aktualitet Zbulohet identiteti i personit që goditi me grusht Berishën

Zbulohet identiteti i personit që goditi me grusht Berishën

Zbulohet identiteti i personit që sulmoi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Agresori është Gerti Shehu 31-vjeç.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës duke marrë mjekim, ndërkohë që është arrestuar edhe nga Policia.

Pas sulmit ai u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga simpatizantë dhe mbështetës të kreut të PD-së.

Mësohet se ai iu afrua turmës me vrap dhe goditi edhe disa operatorë të mediave për t’i hapur rrugën para se të mbërrinte para kryetarit të PD, duke e goditur në fytyrë.