Gjendet krateri gjigand i një meteori të rënë 800 mijë vjet më parë. Gjurma e zbuluar në Laos pas një shekull kërkimesh, është e gjerë të paktën 15 km dhe gjendet poshtë një sipërfaqeje të mbuluar nga llavë. Sipas studimeve, meteori që goditi Tokën kishte një diametër prej 2 km, por impakti mendohet se ka qenë i dhunshëm dhe ktheu në detrite 10% të sipërfaqes së planetit tonë.
Detritet e meteorit janë gjetur gjatë 100 viteve të fundit në Azi, Australi dhe Antarktidë, por gjatë kërkimeve 100-vjeçare nuk ishte dalluar vendi i goditjes në sipërfaqe. Për këtë arsye, kërkuesit e Universitetit Nanyang të Singaporit kanë nisur kërkimet nën sipërfaqe, duke u përqëndruar në një rajon të Laosit jugor, ku ndodhet një shtrat llave i krijuar nga shpërthime antike vullkanike qindra mijëra vjeçare.
Dhe për të verifikuar të dhënat dhe hipotezën, studiuesit kanë matur fushën magnetike të Tokës në këtë zonë, pasi sinjalet gravitacionale mund të transmetojnë informacione nga nëntoka. Dhe rezultoi se në një zonë të gjerë 18 km të gjatë dhe 13 km të gjerë, graviteti rezultoi më i dobët, dhe sipas ekspertëve, kjo është provë që në atë pikë ndodhet vendi i impaktit.
Kjo sepse krateri rezulton të jetë i mbushur me materiale më pak të dendura në krahasim me shkëmbinjtë që e rrethojnë dhe kanë tërheqje gravitacionale më të dobët. Zbulimi është publikuar në revistën zyrtare të Akademisë Amerikane të Shkencave Pnas.