Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të shtunë në zonën e Krujës. Autoritetet kanë gjetur dhe shkatërruar kubikë me bimë narkotike. Forcat policore i kanë vënë zjarrin sasisë së drogës që kanë zbuluar.
Autoritetet kanë zbuluar edhe një laborator droge i zhvilluar brenda një ndërtese ku janë përdorur llamba dhe ventilatorë për rritjen e kanabisit.
Në aksionin e sotëm policor marrin pjesë drejtoritë vendore të policive Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Po ashtu atje kanë shkuar edhe forcat RENEA. Prezentë në operacion kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, ndër ta edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.
Sipas burimeve deri më tani janë shoqëruar në polici të paktën 5 persona.