Aktualitet Zbulohet magazina me fishekzjarrë kontrabandë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Zbulohet magazina me fishekzjarrë kontrabandë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë në kryeqytet, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarrësh, të kontrabanduara me qëllim shitjen dhe ka arrestuar dy të rinjtë që administronin së bashku biznesin.

Magazina ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarrë, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen është zbuluar në rrugën “5 Maji”, Tiranë

Në flagrancë janë kapur dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.