Zbulohet origjina e gurëve gjigantë të Stonehenge.
Ata ndodhen në kompleksin monumental prehistorik të Stonehenge dhe erdhën tre mijë vjet më parë nga rreth 240 kilometra distancë.
Ky është konkluzioni që një grup shkencëtarësh prej 12 vetash, të cilët kanë analizuar disa gurë më të vegjël të kompleksit që e kishin origjinën nga dy shpella në Galles-in perëndimor.
Shkencëtarët kanë gjetur edhe instrumentet prehistorikë si pykat e gurit dhe gjetje të tjera, çka të bën të mendosh se gurët janë çuar nga njerëzit në vendin që ndodhen aktualisht.
Kjo gjë ka hedhur poshtë dhe pretendimet se gurët janë spostuar nga faktorët e akullnajave, apo faktorë të tjerë.
Ekipi i ekspertëve mësohet se ka që nga 2010, që merret me analizimin e gurëve për të gjetur origjinën e tyre. Ata kanë bërë testime më rreze X dhe kanë analizuan moshën e kristaleve, duke përdorur zirkon.
Kërkuesit mendojnë se ka më shumë mundësi që shkëmbinjtë të jenë tërhequr me rrugë tokësore nga Uellsi në Angli, se sa të kenë ardhur nga lumi i cili ndodhet nga jugu.
Gjithashtu ata nuk hedhin poshtë as idenë se shkëmbinjtë mund të jenë përdorur për herë të parë për të ndërtuar një rreth gurësh në zonën vendase para se të transportoheshin në Salisbury.