Një grup arkeologësh zbuluan për herë të parë në Meksikë një tempull kushtuar Xipe Totec, një perëndi e rëndësishme e mitologjisë azteke e njohur për ritet me flijime, njoftoi Instituti kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë (INAH).
Xipe Totec (Zoti Ynë i sakatuar) ishte një nga perënditë më të rëndësishme në periudhën para-Hispanike.
Ndikimi i tij është pranuar nga shumë civilizime në perëndim dhe qendër të Gjirit të Meksikës. Ndërkohë asnjë tempull i lidhur drejtpërdrejtë me adhurimin e tij nuk ishte zbuluar kurrë më parë.
Ky tempull 12 metra i gjatë dhe 3,5 metra lartësi përbëhet nga dy altarë flijimi, tre skulptura guri vullkanik dhe elementë të ndryshme arkitekturorë të vendosur në një bodrum të Zonës Arkeologjike të Ndachjian-Tehuacán, në Shtetin e Pueblas (qendër).