Finalja e “Big Brother VIP” do të shtyhet (minimalisht) deri më 18 shkurt, që do të thotë se emra të rinj do t’i bashkohen shtëpisë për t’i dhënë më dinamikë lojës.
Siç njofton edhe faqja e programit në Instagram, emra të rinj do t’i bashkohen formatit dhe mediat shkruajnë se moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna, do të jetë banorja e re.
Egzona është gazetare në Radio Televizionin e Kosovës e cila së fundmi ka prezantuar “n’Za”, një program javor në RTK.