Zbulohet porta e kometave. Penetrimi në zonën e brendshme të sistemit diellor ndodh pikërisht përtej orbitës së Neptunit, në një zonë të izoluar dhe deri më sot një gjë e tillë nuk dyshohej aspak.
Zbulimi, që konsiderohet i një rëndësie të madhe, është bërë i ditur gjatë Kongresit Evropian për Shkencat Planetare që u mbajt në Gjenevë, nga një grup studiuesit të Institutit hapësinor të Floridas dhe universitetit të Teksasit.
Atje tej planetit Neptun, ndodhet pikërisht zona e aksesit, e krijimit të kometave në hapësirën e sistemit diellor, zbulim i cili do të ndihmojë që shkencëtarët të kuptojnë me qartë evolucioni e këtyre trupave qiellore.
Planetologët studiuan nëpërmjet simulimeve në kompjuter trajektoren e kometës SW1 që i përket familjes Centauri. Kometat e këtij grupimi ndjekin zakonisht orbita kaotike në zonën mes Jupiterit dhe Neptunit, dhe mbërrijnë nga Rripi i Kuiper, që është rajoni që ndodhet përtej planetit Neptun.