Bota Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

Zbulohet shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

Shkaku i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II ishte pleqëria, sipas certifikatës së saj të vdekjes të publikuar nga National Records of Scotland të enjten.

Elizabeth II vdiq në orë 15:10 në Kalanë Balmoral në Skoci, më 8 shtator. Ajo ishte 96 vjeç, thuhet në certifikatën e vdekjes. Dokumenti u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.

Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, shkruan BBC.

Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.