Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi propozon Ina Zhupën për drejtimin e Komisionit të Medias.
Edhe pse Flutura Açka njoftoi sot dorëheqjen nga kryesimi i komisionit, mësohet se ajo është shkarkuar dy ditë më parë.
Shkresa e depozituar nga Gazment Bardhi në Kuvend mban datën 22 Korrik, ku kërkon zëvendësimin e Açkës me Zhupën.
Kërkesa për largimin e Açkës nga Komisioni i Medias është diskutuar disa javë më parë në mbledhjen e grupit të PD, ku disa deputetë si Ina Zhupa, Elda Hoti, Luan Baçi e të tjerë, i kërkuan Bardhit shkarkimin e deputetes, që nuk është rreshtuar krah tyre, por kjo kërkesë u refuzua prej tij.