Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e parave në bankën e nivelit të dytë në Koplik një ditë më parë.
Sipas Klan News, rezulton që autorët të kenë grabitur 10 mijë Euro, 1 mijë Dollarë dhe 4 milionë Lekë të vjetra.
Kjo shumë parash është grabitur në sportelet e bankës.
Autorët kanë qenë 3 persona të armatosur dhe të maskuar. Pas ngjarjes ata u larguan me një makinë Volkswagen Golf 3 dhe në dalje të qytetit dogjën mjetin.
Në kërcënimin e armës, i morën makinën një qytetari të rastit dhe u arratisën. Policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.