Në Kanada janë zbuluar fosilet e skeletit të tiranozaurit më të madh dhe më të vjetër (tyrannosaurus rex ili t-rex), raporton Anadolu Agency.
Paleontologët nga Universiteti Albert kanë gjetur fosilet e dinozaurit në rajonin Saskatchewan.
Eksploruesit skeletin e kanë quajtur “Scotty”, i cili është i gjatë 13 metra.
Gjetjet paraprake shkencore tregojnë se ky është një t-rez që ka jetuar 66 milionë vite më parë dhe ka peshuar 8,8 ton.
Kreu i ekipit palentologjik Scott Persons ka thënë se skeleti është zbuluar që në vitin 1991, por vetëm tani është ndarë nga guri dhe rëra.
Ai tha se skeleti i t-rex do të ekspozohet në Muzeun Mbretëror në Saskatchewan.