Ashtu si kjo fundjavë , edhe fillimi i javës tjetër do të jetë me një presion atmosferik të lartë i cili do të vijojë të kushtëzojë në vendin tonë motë të qëndrueshëm.
I gjith gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një motë i kthjellët i shoqëruar me vranësira të pakta përgjat Adriatikut.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndimor.
Instituti i Gjoeshkencave njoftoi se sot pasdite, të dielën e 28 janarit dhe nesër, nuk priten reshje në të gjithë territorin.
Edhe për javën e ardhshme pritet një motë i qëndrueshëm.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë :
në bregdet: 5 C / 12 C
në vendet e ulëta: 4 C / 12 C
në vendet malore: 1 C / 9 C.