Horoskopi Zbuloni cilat janë shenjat më fatlume të horoskopit në data 2-8 shtator

Zbuloni cilat janë shenjat më fatlume të horoskopit në data 2-8 shtator

Dashi

Në fillim të javës Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm. Do të ndiheni nervozë dhe diçka mund të mos shkojë sipas parashikimeve tuaja, por mos u shqetësoni, sepse Mërkurin do ta keni aleat. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat, gjatë të cilave do të përjetoni emocione të bukura. Në fundjavë parashikohet një situatë e tensionuar.

Demi

Gjatë këtyre ditëve do të hasni pengesa në aspektin profesional, sidomos të martën dhe të mërkurën, pasi Mërkuri dhe Hëna nuk do t’ju favorizojnë. Shumë e ndryshme parashikohet situata në aspektin e ndjenjave, pasi Venusi do të ndikojë për mirë në marrëdhënien tuaj dhe do të ndërgjegjësoheni për faktin se keni në krah një person që  ju ofron mbështetjen e nevojshme.

Binjakët

Situata në çift nuk do të jetë fort e mirë. Zënkat me partnerin do të jenë në rend të ditës. Të enjten dhe të premten gjendja do të jetë më e rënduar, pasi si Venusi dhe Hëna do të jenë të kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, sidomos në fillim të javës.

Gaforrja

Kjo do të jetë një javë shumë e mbarë në aspektin e ndjenjave. Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë në çift dhe favorizon beqarët për takime. Në aspektin profesional mund të hasni ndonjë vështirësi në fillim të javës, por falë ndikimit pozitiv të Marsit do të mund t’ia dilni mbanë. Në fundjavë mund të ndiheni paksa nervozë.

Luani

Do të vijojë për ju një javë shumë me fat, sidomos në aspektin profesional. Mërkuri ju favorizon për aleanca të reja, takime frytdhënëse dhe mundësi të shumta gjatë ditëve të hënë, të enjte dhe të premte. Edhe në sferën e ndjenjave do të jeni me fat. Do të ndiheni më tërheqës se kurrë dhe nuk do ta keni aspak të vështirë t’i bëni të tjerët për vete.

Virgjëresha

Dashuria do t’ju buzëqeshë edhe për këtë javë. Venusi do t’ju dhurojë qetësi në marrëdhënien në çift. Do të ndiheni më të sigurt dhe më të dashuruar se kurrë me partnerin. Për beqarët parashikohen lidhje të reja që mund të zgjasin në kohë. Marsi në shenjën tuaj do t’ju dhurojë forcë dhe do t’ju ndihmojë shumë në aspektin profesional.

Peshorja

Java do të fillojë e mbarë me Hënën në shenjën tuaj, e cila do t’ju dhurojë shumë fat. Mërkuri në pozicion gjithashtu të favorshëm do të ndikojë që të merrni lajme të shkëlqyera në aspektin profesional. Më në fund do të marrë rrugën e zgjidhjes një situatë që ju shqetësonte prej kohësh. Fati do t’ju ndihmojë dhe në aspektin e ndjenjave. Ruajuni vetëm ndonjë zënke në fundjavë.

Akrepi

Do të përjetoni një javë të mbushur me dashuri dhe pasion, pasi Venusi do t’ju favorizojë. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë emocionuese, falë Hënës që ndikon për mirë. Kush është beqar do t’i thyejë ca zemra… Në aspektin profesional mund të hasni ndonjë pengesë, për shkak të ndikimit të keq të Mërkurit. Këshillohet që të bëni durim.

Shigjetari

Marsi dhe Venusi në pozicion të pafavorshëm do t’jua bëjnë këto ditë më të vështira në aspektin e ndjenjave. Do të keni mosmarrëveshje me partnerin dhe puna do të arrijë gjer në zënkë. Përpiquni t’i zgjidhni problemet me qetësi, duke përfituar nga rasti që Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj gjatë ditëve të enjte dhe të premte.

Bricjapi

Në këtë periudhë do të përjetoni kënaqësi të mëdha në sferën e ndjenjave, për shkak se Venusi do t’ju favorizojë dhe do të ndiheni të përkëdhelurit e fatit. Në fundjavë përkushtojuni partnerit, pasi gjithçka do të shkojë më së miri. Mundohuni të mos ngatërroni jetën profesionale me atë personale dhe mbajini larg problemet e punës.

Ujori

Personat që i përkasin kësaj shenje do ta kenë të vështirë t’i rikthehen punës pas ditëve të bukura të pushimeve. Mërkuri dhe Hëna do t’jua ndërlikojnë më tej situatën, sidomos gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë. Për fat, në aspektin e ndjenjave gjërat do të shkojnë mirë dhe ndryshimin duket se e keni filluar nga vetja juaj.

Peshqit

Dashuria gjatë kësaj jave do të jetë pika juaj e dobët. Do t’ju duhet të përballeni me ndikimin e Venusit në pozicion të pafavorshëm. Do të ketë çifte që do të vendosin të ndahen dhe të tjerë që do të përballen me kriza të rënda. Mos e humbni besimin te vetja dhe mos harroni se zgjidhjet afatgjata janë më të rëndësishmet për ju. Në fundjavë Hënën do ta keni në shenjë.