Masa të ashpra për armëmbajtjen në Zelandën e Re, pas atentateve në xhamitë e Kristçërç që shkaktuan 51 viktima. Qeveria e vendit, një muaj pas sulmit, ka ndaluar armët më të rrezikshme, shumë të shpërndara në vend. Dhe tashmë me anë të një ligji ka ndarë 127 milion euro për të dëmshpërblyer të gjithë qytetarët e detyruar të ridorëzojnë armët e tyre gjysmë automatike. Programi për ridorëzimin e tyre nisi të enjten
Deklarata e planit të qeverisë u dha në mënyrë të përbashkët nga ministri i financave Grent Robertson dhe ministri i policisë Stjuart Nesh. Forcat e rendit vlerësojnë se do të jenë rreth 14 300 armët gjysmë automatike që do të mbulohen nga legjislacioni i ri.
Ashtu si raportojnë mediat vendase, rreth 700 armë ishin ridorëzuar para reformës dhe 5 mijë të tjera u regjistruan për mbledhjen e tyre. Qytetarët mund të dorëzojnë armët e tyre deri në 20 dhjetor. Pas kësaj date ai që do të gjendet me një armë do të dënohet deri në 5 vjet burg.