Bota Zelandë e Re, deputeti indigjen fiton luftën kundër kollares: Është një “lak...

Zelandë e Re, deputeti indigjen fiton luftën kundër kollares: Është një “lak kolonial”

Deputeti indigjen i Zelandës së Re Rawiri Waititi fitoi luftën kundër rregullave për të mbajtur një kravatë në parlament, të cilën ai e përshkroi si një “lak kolonial”.

Waititi, një nga udhëheqësit e partisë Maori, këtë javë debatoi për kodin e veshjes në parlament me presidentin e këtij organi Trevor Mallard, i cili këmbënguli në respektimin e rregullave.

Mallard më parë e kishte paralajmëruar Waititin të vinte një kravatë dhe më pas e dëboi atë nga salla e asamblesë të martën pasi Waititi u shfaq i veshur me një varëse tradicionale Maori rreth qafës.

“Unë nuk e njoh këtë deputet, ai do të largohet nga salla tani”, tha Mallard për Waititin.

Deputeti Maori më pas u tha gazetarëve se të drejtat e popujve indigjenë, të cilët duhet të ushqejnë identitetin e tyre kulturor së pari, po rrezikohen në parlament nga kjo procedurë dhe se për të kravata është diçka si një “lak kolonial”.

Gjatë seancës tjetër, presidenti i parlamentit ndryshoi pozicionin e tij pas takimit të komisionit parlamentar me përfaqësuesit Maori, ku u vendosë që kollaroja të mos ishte detyruese e gardërobës për deputetët.

Waititi e përshëndeti ndryshimin si një fitore për Maori dhe të gjithë popujt autoktonë në të gjithë botën.