Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se Rusia po angazhon “vrasës” nga Siria për të luftuar në Ukrainë, pasi Moska tha se luftëtarëve nga vendi i shkatërruar nga lufta do t’u lejohet t’i bashkohen forcave të saj.
“Kjo është luftë me një armik shumë kokëfortë … i cili vendosi të përdorë mercenarë kundër qytetarëve tanë. Vrasës nga Siria – vend në cilin gjithçka është e shkatërruar … siç bëjnë këtu me ne”, theksoi ai në një video fjalim në Telegram.
Zelenski tha se Bashkimi Evropian “duhet të bëjë më shumë” për vendin e tij që është në telashe, një ditë pasi liderët e BE-së i humbën shpresat e saj për inkuadrim të shpejtë drejt BE-se.
“Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë. Duhet të bëjë më shumë për ne, për Ukrainën”, bëri thirrje ai.
“Vendimet e politikanëve duhet të përputhen me ndjenjën e popujve të tyre”, shtoi Zelensky.