Europa u përball me mundësinë e një katastrofe bërthamore të enjten, paralajmëroi presidenti Volodymyr Zelensly, pak pasi centrali në Zaporizhia i pushtuar nga rusët, u shkëput nga rrjeti elektrik për herë të parë në histori.
Dy reaktorët e fundit ende në punë të centralit u mbyllën për shkak të zjarreve dhe linjave të dëmtuara të energjisë, duke shtuar frikën për një aksident të mundshëm.
Zelensky tha se vetëm pas hyrjes në funksion të gjeneratorëve, Zaporizhia kishte rifilluar të operonte në mënyrë të sigurt. Luftime pranë kompleksit më të madh në Europë, kanë alarmuar botën për një katastrofë të mundshme bërthamore, si ajo e Zaporizhia.
“Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur dhe nëse stafi ynë në central nuk do të kishte reaguar pas “blackout”-it, atëherë Europa do të përballej me pasojat e një rrjedhje radioaktive”, tha Zelensky.
Kompania shtetërore bërthamore tha se kishte nisur puna për të rilidhur 2 reaktorët me rrjetin elektrik. 4 reaktorët e tjerë të Zaporizhias kanë qenë jashtë funksionit për pjesën më të madhe të luftës. Imazhe satelitore të realizuara të mërkurën treguan një zjarr të madh që digjej në afërsi të kompleksit bërthamor. Presidenti Zelenski fajësoi bombardimet ruse për zjarrin dhe në mesazhin e mbrëmje sa akuzoi Moskën se e kishte çuar Ukrainën dhe Europën një hap larg katastrofës.
Por guvernatori lokal i emëruar nga rusët, Yevgeny Balitsky, fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet, që siç tha kishin shkaktuar shkëputje të energjisë në rajon.
Ushtria ruse e pushtoi centralin në fillim të muajit mars, por stafi ukrainas vijon të operojë në zonën, në kushte të vështira. Sipas zyrtarëve lokale, niveli i rrezatimeve atje mbetet normal edhe pas shkëputjes së reaktorëve nga rrjeti elektrik.