Pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky ka kërkuar anëtarësim të shpejtë të Kievit në NATO, pasi presidenti rus Vladimi Putin aneksoi 4 rajone të Ukrainës.
“Ne kemi arritur standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, tha Zelensky në një video të postuar nga Presidenca ukrainase në rrjetet sociale.
Ndërkohë, ai është shprehur pas Këshillit të Sigurisë se do të ketë bisedime me Rusinë vetëm kur të ndërrohet presidenti, duke mbyllur çdo mundësi sado të vogël të një takimi me Putin.
“Vendi ynë është përpjekur gjithmonë të bashkëjetonte në kushte të barabarta dhe të ndershme, dinjitoze dhe të drejta”.
“Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Kjo është arsyeja pse ne jemi gati për dialog me Rusinë, por me një president tjetër. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria”, tha Zelensky.