Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftën është “dialog i drejtpërdrejt me Putin”.
“Ne nuk po e sulmojmë Rusinë dhe nuk e kemi në plan ta sulmojmë. Çfarë kërkon nga ne? Hiq dorë nga toka jonë”, tha Zelensky në një dalje televizive drejtuar kombit.
“Uluni me mua. Por jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”, duke iu referuar tavolinës së gjatë ku biseduan dy krerët e shteteve muajin e shkuar.
Presidenti Ukrainës i ka bërë gjithashtu apel Perëndimit që të dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë të mbyllni qiejt, atëherë na dërgoni avionë”, tha Zelensky.
“Nëse ne nuk do të jemi më, radhën do e ketë Letonia, Lituania dhe Estonia”, tha ai.
Të enjten ka nisur raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Pala ukrainase ka deklaruar se do të përqendrohet rreth tri pikave kryesore:
Armëpushim i menjëhershëm.
Ndalimi i luftimeve.
Korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga qytete që janë shkatërruar ose vazhdimisht të bombarduara.