Në një fjalim drejtuar kombit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh se është e vështirë të parashikosh sesa do të zgjasë lufta.
“Sigurisht që dëgjoj edhe parashikime të ndryshme. Kam shumë më tepër informacion se disa media për qëllimet dhe aftësitë e ushtrisë ruse… rreth potencialit të ekonomisë ruse. Për gjendjen emocionale të shoqërisë në Rusi”, thotë ai e nënvizon se dy faktorë do të përcaktojnë kohëzgjatjen e konfliktit.
“Suksesi i ushtrisë sonë në fushën e betejës është vërtet domethënës,” thotë kreu i shtetit ukrainas.
“Historikisht domethënëse. Por ende jo mjaftueshëm për të pastruar tokën tonë nga pushtuesit. Ne do t’i mundim ata edhe më shumë,” thotë ai.
“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë domethënëse. Ekonomikisht të dhimbshme. Por ende nuk mjaftojnë që makineria ushtarake ruse të mbetet pa mjete mbijetese. Ne promovojmë sanksionet më të forta, më shkatërruese.”
“Nëse dikush thotë: një vit apo disa vite, unë përgjigjem: ju mund ta bëni luftën shumë më të shkurtër. Sa më shumë dhe sa më shpejt të marrim të gjitha armët që kemi kërkuar, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë dhe aq më shpejt do të vijë paqja”, tha presidenti i Ukrainës.
Ndërsa Rusia ka paralajmëruar zyrtarisht SHBA-në dhe vendet e tjera aleate kundër furnizimit me armë Ukrainës.
Paralajmërimi erdhi në formën e një shënimi diplomatik zyrtar nga Moska, një kopje e së cilës është publikuar në mediat amerikane. Shënimi diplomatik prej dy faqësh, i dërguar DASH-it nga ambasada ruse në Uashington, paralajmëron se furnizimi me armë nga SHBA dhe NATO po i “hedh benzinë zjarrit” sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe mund të çojë në atë që diplomati rus i referohet si “pasoja të paparashikueshme”.
Letra është dërguar të martën pasi SHBA shpalli një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Ndihma ushtarake amerikane vjen në një moment kur forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të fortë në rajonin e Donbasit javët e ardhshme. Që prej fillimit të luftës, SHBA ka furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake deri në shifrën prej 3 miliardë Dollarë.