Volodymyr Zelenskyy vlerësoi votën e 141 shteteve anëtare të OKB, që votuan pro rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë. Në një postim në Twitter, presidenti ukrainas tha se ata zgjodhën anën e duhur të historisë.
“Përshëndes miratimin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB me një shumicë të paprecedentë votash të rezolutës që i kërkon me forcë Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Ukrainës. I jam mirënjohës të gjithëve dhe çdo shteti që votoi pro. Zgjodhët anën e duhur të historisë”.
Zelenskyy shkruan më tej se rezultati tregoi për një koalicion global anti-Putin që po funksionon.
“Rezultatet shkatërruese në votimit e OKB për agresorin tregojnë bindshëm se është krijuar një koalicion global anti-Putin, i cili po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona!”