Aktori Leonardo DiCaprio ka publikuar në rrjetet sociale dokumentarin “Vjosa Forever”, i cili bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit. Aktori i famshëm bën thirrje për firmosjen e peticionit, me qëllim shmangien e ndonjë katastrofe mjedisore që mund të ndodhë. DiCaprio i bën një përshkrim të mrekullueshëm Lumit Vjosa.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin”, ka shkruar DiCaprio.
Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e shumë personaliteteve të njohura në botë. Mes tyre është dhe aktori me famë ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio i cili jo pak here ka reaguar për këtë fenomen.
Albania’s Vjosa River is the largest wild river in Europe. From the mountains of Greece to the Adriatic Sea in Albania,…
Posted by Leonardo DiCaprio on Thursday, 11 March 2021