“E pe ndeshjen të dielën?” Video e urimit të Krishtlindjeve nga klubi spanjoll, Atletiko Madrid, ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka bërë që të gjithëve t’u shpëtojë ndonjë pikë loti, teksa e shohin.
Në video shfaqet një taksist, i cili ndalon makinën për të ndihmuar një të moshuar, që duket i çorientuar duke ecur në rrugë, në të ftohtë.
Taksisti e ndihmon për ta çuar në shtëpi dhe gjatë rrugës tenton t’i fitojë besimin ndërsa e pyet, por e vetmja mënyrë për të shkëmbyer dy fjalë është futbolli.
Aty të moshuarit i shkëlqen fytyra, ai është tifoz i Real Madridit dhe idhulli i tij është Di Stefano, kurse taksisti, nga sa kuptohet në fund, është tifoz i rivalëve të qytetit, Atletico Madrid.
I moshuari duket që vuan nga Alzheimer. I moshuari flet me taksistin për lojën e mrekullueshme të Di Stefanos dhe shoferi, pasi kupton se çfarë po ndodh, vazhdon të ndajë me të kujtime.
Zemra shkon përtej tifozllëkut. Vërtet një mesazh shumë prekës nga klubi spanjoll.
Feliz y rojiblanca Navidad ❤🤍 pic.twitter.com/mh51NXzaOd
— Atlético de Madrid (@Atleti) December 24, 2023