Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, është takuar me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.
Sipas një njoftimi të PD, ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaë Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.
Këlliçi thuhet t’i ketë shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar mbi Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në të. Nga ana e tij, Presidenti Trump vlerësoi përpjekjet e Këlliçit për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike, thotë PD.
Në një postim në facebook Belind Këlliçi shkruan: “Foto e vitit. Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje”.