Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku dy persona kanë humbur jetën.
Mësohet se drejtuesi i një zetori ka humbur kontrollin mbi mjet, duke rënë në kanal.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi 60-vjrçar dhe pasagjeri, 21 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.