Holta Zaçaj do të qëndrojë në detyrë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese deri në muajin Mars të 2025-ës.
Zaçaj u zgjodh më 16 Janar 2023 si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant që ishte krijuar për shkak të përfundimit në 10 Mars 2017 të mandatit të Vitore Tushës, e cila si gjyqtare në detyrë vijonte të ushtronte mandatin deri në zëvendësimin e saj.
“Pra, bazuar në nenin 179, pika 3 të Kushtetutës, Holta Zaçej do të qëndronte në detyrë deri në Mars 2023”, njofton Gjykata e Lartë.
Ditën e djeshme, Zaçaj njoftoi sot se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të përcaktuar afatin e përfundimit të mandatit të saj.
Nëpërmjet një deklarate ajo bëri të ditur se duke qenë se as dispozita kushtetuese dhe as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.
Në këtë mënyrë, ajo hodhi poshtë aludimet se duhet të kishte shpallur tashmë përfundimin e mandatit të saj.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka hapur sot procedurat për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plot 9-vjeçar. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit.