Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence mori dozën e parë të vaksinës së tij kundër Covid-19 në Spitalin Mjekësor Walter Reed.
Pence e bëri vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.
Kreu i Task Forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, e konsideroi vaksinën si një mrekulli mjekësore dhe një sukses të përpjekjeve të administratës Trump.
“Kjo është një mrekulli mjekësore. Mesatarisht një vaksinë, merr midis tetë dhe 12 vjet për tu zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë. Por ne jemi në rrugën e duhur këtu në Shtetet e Bashkuara për të administruar miliona doza për popullin amerikan në më pak se një vit. Kjo është vërtet një mrekulli,” tha ai.
Ndërkohë, përpos vaksinës së Pfizer një panel ekspertësh të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Moderna në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për vendin e goditur rendë nga pandemia.