Zëvendëspresidentja e rajonit të Kalabrisë, Guiseppina Princi, është shprehur krenare të përfaqësojë Kalabrinë në Samitin e Diasporës në Ditën Arbëreshe në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së saj, Giuseppina Princi është shprehur se arbëreshët janë besnikë ndaj origjinës, teksa ka shtuar se janë shembull i ruajtjes së identitetit të popullit.
Giuseppina Princi: Jam e kënaqur dhe krenare të përfaqësoj krahinën e Kalabrisë në këtë moment të rëndësishëm. Mikpret prej më shumë se 5 shekujsh komunitetet më të mëdha arbëreshe. Historia e komunitetit arbëresh në Kalabri, tregon dramën dhe rilindjen e refugjatëve shqiptarë që ikën për të shpëtuar nga persekutimet turke. Ajo e arbëreshëve në Itali nuk është vetëm një histori ikjeje dhe dëshpërimi, por është shndërruar një shembull integrimi i mrekullueshëm dhe tradite. Shqiptarët kanë ditur të ruajnë rrënjët e tyre me kalimin e kohës duke treguar një forcë me atdheun e tyre që duhet të merret si shembull për të gjithë popujt dhe kjo bëhet ende më e dukshme në shoqërinë e sotme që është bërë gjithnjë e më shumë konformiste. Populli arbëresh, besnik ndaj origjinës së tij ka arritur të dallohet pozitivisht sepse dëshmon traditën e vet dhe po bën shembull të ruajtjes së identitetit, ruan gjuhën dhe mban traditat e tij.
Nuk është arritur nëpërmjet formave të izolimit ndaj pjesës së jashtme, pika e fortë e këtij populli ka qenë fakti që ka ditur t’i gërshetojë me vendin e origjinës. Shqiptarët kanë ditur të integrohen me popullsinë lokale duke harmonizuar elementë. Baza për të filluar strategji të reja që të vendosin në qendër vlerësimin mes komunitetit arbëresh dhe Shqipërisë, në kuadrin e programit krahinor, një pjesë e financimeve vijnë dhe destinohet për vlerësimin e kulturës arbëreshe në Kalabri, ndërhyn nëpërmjet formave të ndryshme për patronazhin e eventeve kryesore për të bërë të mundur që të njihet jo vetëm në Kalabri, por në të gjithë Italinë, bukuria e vendeve kalabreze. Jemi të kënaqur për miqësinë që po zhvillohet me Shqipërinë dhe në mënyrë të veçantë me Kalabrinë sepse përfaqëson një rast të madh për t’i bërë të mundur komuniteteve të rriten në terma ekonomikë dhe në planin kulturor dhe social.