Politika Zgjatja e marrëveshjes së grurit, Rama uron Erdoganin për rolin e tij...

Zgjatja e marrëveshjes së grurit, Rama uron Erdoganin për rolin e tij në negociatat mes palëve në luftë

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e tij turk Rexhep Erdogan për rolin që Turqia pati në zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.

“Mirëpres zgjatjen e Iniciativën e Grurit të Detit të Zi për dy muaj. I dërgoj urimet e mia Erdoganit për rolin e tij të rëndësishëm.  Sigurimi i furnizimit jetik të pandërprerë me grurë drejt tregjeve të botës është i një rëndësie thelbësore për sigurinë globale ushqimore”, shkruan Edi Rama në Twitter.

Dakordësia për zgjatjen e afatit të marrëveshjes së grurit të Ukrainës u arrit të mërkurën mbrëma. Lajmin për shtyrjen e afatit me dy muaj e bënë të ditur zyrtarë të Turqisë dhe Ukrainës.