Politika Zgjedhje në 13 tetor? LSI e PR dorëzojnë kërkesën për regjistrim në...

Zgjedhje në 13 tetor? LSI e PR dorëzojnë kërkesën për regjistrim në KQZ

LSI dhe PR e Fatmir Mediut janë partitë e para që kërkojnë të regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, depozitoi në KQZ kërkesën për regjistrim paraditen e së hënës. Të njëjtën gjë, më pas, bëri edhe Partia Republikane.

Por nëse KQZ do t’i japë dritën jeshile nisjes së procedurave për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor, atëherë garuesit do të duhet të bëjnë llogaritë mirë me pushimet e gushtit.

Kapja e afateve, sipas Kodit Zgjedhor, përfundon sot me regjistrimin e partive dhe deri në fund të gushtit me listën e kandidatëve