Ambasadorja amerikane Yuri Kim shpreh shqetësimin për raportimet mediatike lidhur me shit-blerjet e votave nga subjektet politike për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Kim tha se autoritetet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrën pas këtyre raportimeve dhe partitë politike të marrin masa.
“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar duhet të votojnë, kemi parë gjithashtu raportime për blerje votash dhe për shitje votash. Shpresojmë gjithashtu që autoritetet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre dhe nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarri veprime”, u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Këto deklarata, diplomatja Kim i bëri pas konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë.