Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut së bashku me përfaqësues të Omonia-s zyrtarizojnë kandidatët për kryetar të bashkive Dropull, Finiq dhe Himarë.
Thanas Maneka është kandidat për bashkinë Dropull, ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Për bashkinë e Himarës do të kandidojë Fredi Bejleri.
Partia Demokratike në opozitë nuk zhvilloi primare në këto bashki, pasi për shkak të aleancës me Vangjel Dulen, ia la në dorë partisë së këtij të fundit propozimin e kandidatëve për kryebashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.