Me caktimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti, socialistët kanë intensifikuar mbledhjet e forumeve drejtuese.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në seli drejtuesit politik të çdo qarku, përfshirë dhe drejtuesin për diasporën.
Fokusi është i njëjti, diskutimet për votën e emigrantëve dhe analizë e çdo koordinatori politik për atë që po bëhet për krijimin e regjistrimit për shqiptarët që jetojnë jashtë.
Rama iu ka lënë afat deri në fund të Dhjetorit për krijimin e bazës së të dhënave për emigrantët që do të votojnë për herë të parë në 11 Maj.