Kryesore Zgjedhjet e 14 majit, KQZ nuk regjistron PD-në e Bashës dhe Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ nuk regjistron PD-në e Bashës dhe Alibeajt

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

“Kërkesa e PD për t’u regjistruar në zgjedhje nuk ka bazë ligjore dhe nuk mund të regjistrohet si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri deklaroi se plotësimi i dokumentacionit me nënshkrimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha është një kusht për regjistrimin e partisë si subjekt zgjedhor. Për rrjedhojë sipas tij, KQZ nuk e regjistron në zgjedhje Partinë Demokratike, pasi kërkesa nuk ka bazë ligjore.

Sipas Celibashit, të dy palët kanë pasur mungesë në dokumentacionit, ndërkohë që vendimin mund ta ankimojnë në KAS brenda 3 ditësh.

Tashmë me këtë vendim i hapet rrugë që opozita të dalë vetëm me një kandidat të përbashkët në listat e PD-së së Berishës dhe Partisë së Lirisë.

Kjo është hera e dytë radhazi ku PD zyrtare, nuk futet në zgjedhjet lokale, pas bojkotit në vitin 2019 kur Basha ishte kryetar.

Ndërkohë më 14 maj, Edi Ramës i duhet tashmë të përballet vetëm me kandidatët e dalë nga lista e përbashkët e opozitës nën logon e Partisë së Lirisë.