Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ka marrë propozim nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për të kandiduar si deputete e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Bozo është takuar dje me kryeministrin Rama dhe pas ftesës ka pranuar që të jetë kandidate e PS.
Konfirmimi zyrtar i Luljeta Bozos pritet të bëhet ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve të PS nga Rama, sikurse ka ndodhur edhe gjatë ditëve të kaluara.
Një ditë më parë, edhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo pranoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në listat e deputetëve të PS.