Kryesore Zgjedhjet e brendshme në PS, Rama: Barazi gjinore, në Dibër duam 3...

Zgjedhjet e brendshme në PS, Rama: Barazi gjinore, në Dibër duam 3 mandatet

Kryeministri Edi Rama thotë se për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, në bazë të organizimit do të jetë barazia gjinore.

Këtë deklaratë Rama e bëri të shtunën në Peshkopi, në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 bashkitë e vendit.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Partia Socialiste duhet të vijojë të hapet me njerëz të rinj dhe gjithashtu kërkoi më tepër hapësira për gratë dhe vajzat.

“Siç kemi rënë dakord kudo që kemi kandidatura të mira që vlerësohen nga Komisioni i Posaçëm për të bërë seleksionimin e tyre dhe qëllon që kandidaturat janë edhe një grua edhe një burrë, ne do të vijojmë në drejtimin e partisë me bashkë drejtim, Kudo ku organizatat janë të bashkë drejtuara me barazi gjinore, rezultatet janë më të mirë”, u shpreh Rama.