Bota Zgjedhjet e parakohshme në Britani do të mbahen në 12 Dhjetor

Zgjedhjet e parakohshme në Britani do të mbahen në 12 Dhjetor

Mbretëria e Bashkuar do të organizojë zgjedhjet e parakohshme në datën 12 Dhjetor, pasi deputetët votuan me 438 vota pro dhe 20 kundër.

Këto do të jenë zgjedhjet e para në dhjetor në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1923.

Lideri opozitar, Jeremy Corbyn, tha se me shtyrjen e Brexit deri më 31 janar të 2020-ës, u përmbush kushti i tij i vetëm.

Nëse miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve, do të ketë 5 javë fushatë elektorale deri në ditën e zgjedhjeve.

Kryeministri Boris Johnson ka thënë se publikut duhet t’i jepet “një zgjedhje” mbi të ardhmen e Brexit dhe vendit.

Johnson shpreson se zgjedhjet do t’i japin atij një mandat të ri për marrëveshjen e tij në Brexit dhe do të thyejnë bllokimin e deritanishëm parlamentar, gjë që ka vonuar daljen e  Mbretërisë së Bashkuar nga BE.