Ilir Meta u shpreh sot se do të marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, në emër të popullit të 2 marsit.
“Po i paralajmëroj qetësisht, duke qenë se duan të më përfshijnë. Unë do të marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit. Të bëhen gati pasi pas ballafaqimit të parë, koalicioni Bravo – Brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë”, tha presidenti në një konferencë për mediat, këtë të premte,
Më herët në konferencë, Meta u shpreh se ka një dëshirë të madhe nga të tjerët për ta përfshirë atë në këto zgjedhje. “Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në garë. Unë nuk kam mundësi as të votojë në këto zgjedhje, pasi i takoj bashkisë së Tiranës. Si çdo marrë fund koha e gallatave me borxhin që merren për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë nga pronarët, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar”.