Para hyrjes në Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për kandidatët në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Berisha u shpreh se kandidatët do të vendosen nga primaret dhe jo nga kryetari apo nga kryesia.
“Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi. Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm.
Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm.
Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët.
Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë.
Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret.
Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin.
Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë”, tha Berisha