Politika Zgjedhjet malazeze, Rama me “provokacija” ndaj Beogradit: Të votohet Gjukanoviç

Zgjedhjet malazeze, Rama me “provokacija” ndaj Beogradit: Të votohet Gjukanoviç

Kryeministri Edi Rama ka provokuar Beogradin, pasi krejt papritur, në kulmin e përplasjes së pushtetit serb me atë malazez, ka ftuar elektoratin e fqinjit verior, për më tepër në gjuhën e tij, që të votojë Milon (Gjukanoviçin).

“Nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndeja thellësisht lidhjen e veçantë midis dy vendeve vëllazërore, partive tona simotra, dhe e them për të gjithë ju nga ana ime dhe e Milo Gjukanovic, për rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin, mbi vendimin që malazezët duhet të marrin në ditët që vijojnë.

Do doja të flisja në gjuhën tuaj por di shumë pak, dua të falenderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ajo që Milo ka bërë duhet të bëjë krenar çdo qytetar malazez, dhe t’i bëjë prindërit të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre. Ai ka dhënë kontributin e çmuar për Malin e Zi në rrugën evropiane. Mos bëni gati të bëni hapa prapa.

Këto zgjedhje janë vendimtare për Malin e Zi. Nuk ka asnjë sot që ta çojë Malin e Zi përpara si Milo që e ka shpëtuar shumë herë. Votojeni që të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi të lulëzojë. Zoti bekoftë Malin e Zi në çdo hap”, u shpreh Rama në një videomesazh në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Më herët, ishte presidenti Thaçi ai që ftoi shqiptarët e Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhje.

“U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

😮

Posted by It was very unpleasant / Psalam 118 on Wednesday, 26 August 2020

Basha thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Votoni partitë shqiptare

Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 Gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

“Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj”, shkruan Basha në Facebook.

Basha thotë se Shqipëria është krenare që shqiptarët atje kanë luajtur një rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO.

“Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit”, shkruan Basha.

Në zgjedhjet parlamentare të 30 Gushtit, partitë shqiptare do të dalin me dy lista zgjedhore pasi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme.