I pyetur mbi problematikën e evidentuar nga KQZ në zgjedhjet e sotme në Himarë, Ilirjan Celibashi renditi disa nga incidentet e hasura. Sipas tij në një qendër votimi ku ka patur persona të paautorizuar që mbanin shënim votuesit që hynin e dilnin. Për incidentin me median të regjistruar në Lukovë, ai u bëri thirrje komisionerëve të mbajnë përgjegjësi.
“Ka pasur raste kur janë evidentuar problematika. Në një qendër votimi ku ka patur persona të paautorizuar që mbanin shënim votuesit që hynin e dilnin dhe kjo situatë është zgjidhur. Kemi patur një incident në Lukovë me përfaqësues të medias që nuk janë lejuar të hynin në qendër të filmonin. Në Shqipëri për shkak të ligjit është e lejueshme që përfaqësuesit e mediat të filmojnë. Nëse ndonjë komisioner nuk ndjehet komod duhet të lërë detyrën. Ne do të përpiqemi ta zgjidhim këtë nëse komisionerët mbajnë këtë qëndrim, të llogarisin dhe përgjegjësinë”.
Për ata komisonerët që flisnin greqisht që qendrat e votimit, Celibashi u përgjigj: “Komunikimi në institucionet publike shqiptare ka detyrim që të përdorë gjuhën shqipe dhe me këtë gjuhë do të ndërtojnë komunikimin zyrtar ndërmjet tyre me votuesit. Por përtej kësaj për një arsye ose tjetër pa qëllimet që nuk sfidojnë ligjin nëse dikush do të flasë në gjuhë të huaj mund ta bëjë edhe këtë”.